Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pati një “atmosferë madhështore” në mesin e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Ai tha se modelin qeverisës të Ferizajt do ta bartin edhe në nivelin qendror me, siç tha ai, kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.
Modelin transformues dhe zhvillimor qeverisës të PDK-së me qytetarin në qendër, të zbatuar nga Agim Aliu në Ferizaj, e të replikuar në komunat tjera ku udhëheqin kryetarët nga radhët tona, do ta bartim edhe në nivelin qendror pas 9 shkurtit me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza”.
“Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë!”, tha Krasniqi.