Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij, familjarëve të viktimave në aksidentin fatal në Liqenin e Badocit.
Krasniqi shprehet se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.
Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.
Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.
Ngushëllimet më të thella të gjithëve shkroi kreu i PDK-së në Facebook.