Në Beograd, ka nisur takimi mes presidentëve të Serbisë dhe Turqisë, Aleksandar Vuçiq dhe Rexhep Tajip Erdogan.
Pas pritjes ceremoniale para Pallatit të Serbisë dhe bisedës mes Erdoganit dhe Presidentit të Serbisë, të dy do të marrin pjesë në seancën e katërt të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim Serbi-Turqi dhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Gjatë pasdites, Erdogan me Vuçiqin do të marrë pjesë edhe në Forumin e Biznesit Serbi-Turqi në Hotel Hyatt.
Gjatë vizitës së Erdoganit në Beograd, duhet të nënshkruhen disa dokumente – memorandume mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, në fushën e punës, punësimit dhe sigurimit social, ekonomisë, industrisë dhe teknologjisë, tranzicionit energjetik, medias dhe informacionit, rinisë dhe sportit. menaxhimin e fatkeqësive, si dhe për bashkëpunimin në situata emergjente.
Presidenti i Turqisë mbërriti në Beograd pas një vizite të shkurtër në Tiranë, ku mori pjesë në hapjen ceremoniale të një xhamie të madhe të financuar nga Turqia.