Dje banorëve të BBVA iu dha një sfidë nga ‘Vëllai i madh’.
Ata kishin për të thënë një sekret të tyre, dhe banorëve të tjerë u duhej ta gjenin se kujt i përkiste.
Romeo shfrytëzoi rastin për të treguar se në fillimet e karrierës së tij në Tiranë i është dashur të jetojë në korridor.
“Në moshën 16-vjeçare, unë kam jetuar 1 vit në korridor. Kanë qenë kushtet shumë të vështira kur kam ardhur nga Vlora në Tiranë. Një periudhë kohe kam qenë vetëm, pa Donaldin. Tek zona e Selvisë këtu në Tiranë, ishin disa hotele 10 mijë lekë nata. Unë kisha vetëm 20 mijë lekë në xhep për të shtyrë gjithë javën. Dhe unë bëja të njejtën skemë me çdo hotel. Jepja kartën e identitetit ditën e hënë dhe i thoja që lekët do t’i paguaj në fund të javës. Kur vinte fundi i javës unë hidhesha nga dritarja dhe me 10 mijë lekë të tjera nxirrja një kartë tjetër identiteti dhe vazhdoja tek një hotel tjetër. Erdhi momenti që sigurova lekët dhe gjetëm shtëpinë e parë që morëm me qira. Ishte një korridor me dy krevate portativë”, tregoi ai.