Një person i vrarë dhe tre të plagosur rëndë në një shkëmbim zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën para pak qastesh, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një shkëmbim zjarri. Incidenti ka ndodhur në një zonë të banuar, duke krijuar panik dhe frikë tek banorët e asaj lagjeje, shkruan Gazeta Neutral.

Sipas raportimeve të para, në këtë konflikt janë të përfshira dy familje famëkeqe, Sekiraqa dhe Çapat, të njohura për përplasjet e tyre të dhunshme në të kaluarën. Dëshmitarët okularë kanë treguar se të shtënat kanë vazhduar për disa minuta, përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje dhe të fillonte hetimet.

Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në këtë shkëmbim zjarri dhe po marrin në pyetje të dyshuarit e mundshëm.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka shkaktuar këtë përleshje të ashpër mes dy familjeve, por burime të afërta sugjerojnë se konflikti mund të ketë rrënjë të thella në çështje të mëparshme të hakmarrjes.

Gazeta Neutral do ju mbajë të informuar lidhur me rastin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *