Romeo tregon një detaj interesant: Me Donaldin përdornim një patentë

Binjakët, Romeo e Donald Veshaj, vështirë dallohen nga njëri-tjetri.

Teksa po bisedonte Romeo me banorët, ai ka ndarë edhe detaje interesante.

Romeo rrëfeu se Donaldi ka arritur të marrë patentën vetëm pasi ka dalë nga edicioni i parë i “Big Brother Vip Albania”, teksa u shpreh se gjatë gjithë kohës përdorte patentën dhe pasaportën e tij.

“Donaldi patentën e ka marrë kur ka dalë nga Bigu, përdornim te dy një patentë.”, u shpreh ai.

Arta e ka ngacmuar duke e pyetur nëse ata kishin ndonjë përfshirje të përbashkët me femra: “Ndonjë gjë tjetër?”

“Jo, i kemi shijet e ndryshme.”, u shpreh Romeo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *