Ekskluzive: Aksident në Malishevë, vdes gruaja shtatzënë në QKUK

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Malishevë, ku janë përplasur dy vetura. Sipas burimeve të brendshme të Gazetës Neutral, një grua e pafajshme shtatzënë është goditur rëndë në këtë aksident. e cila ishte duke pritur në stacionin e autobusit.

Pas përplasjes, gruaja është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatkeqësisht, ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Kjo ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin lokal dhe ka sjellë dhimbje të madhe për familjen e viktimës.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit për të zbuluar shkakun e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *