Stano thotë se masat kundër Kosovës do të hiqen kur vendos BE-ja e jo kur do Kurti

Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili tha se shteti ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për heqjen e masave kufizuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës, ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të masave ndaj Kosovës janë duke vazhduar teksa shton se të njëjtat do të hiqen në momentin kur vendet anëtare të BE-së vendosin.

Stano ka potencuar se ky vendim i takon vendeve anëtare dhe jo politikanëve të Kosovës.“Kur BE-ja paraqiti masat kundër Kosovës, shkaku i krizave, vendimeve të njëanshme eskalimet në raport me Serbinë, Bashkimi Evropian ishte i qartë se ato janë të kthyeshme.

Kështu që ato do të hiqen në momentin që vendet anëtare vendosin, e përsëris kur vendet anëtare vendosin, e jo kur politikanët e Kosovës vendosin.

Pra kur vendet anëtare vendosin se nuk ka më arsye për t’i mbajtur masat në fuqi. Dhe kjo nuk ka ndodhur deri tani, vendet anëtare vazhdojnë diskutimet dhe këto janë procese të brendshme”, tha ai në një konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *