Bislimi, Lajçakut: Ura e Ibrit të hapet pa vonesa dhe pa pengesa

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se në takimin që ka pasur sot me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, diskutimet janë përqëndruar në tri tema.

Sipas njoftimit të qeverisë në takimin mes Bislimit dhe Lajçakut, temat kryesore ishin dakordimi dhe përgatitjet për takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve, zhvillimet rreth hapjes së urës mbi lumin Ibër dhe rruga përpara në planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se hapja e urës kryesore të Mitrovicës mbi Ibër është çështje e trajtuar dhe dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese dhe konkluzioneve të vet raportit të Komisionit Evropian të vitit 2020, që vlerëson se punimet në urë kanë përfunduar dhe ajo duhet të hapet pa vonesa dhe pa pengesa të mëtejme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *