Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se disa eshtra që janë gjetur nga qytetarët në veri të Mitrovicës po ekzaminohen nëse i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.
“Qytetarët kanë hasur në eshtra (mbetje mortore), në veriun e Kosovës (Mitrovicë). Pas njoftimit nga Policia e Kosovës, ekipi mjekoligjor i IML-së ka tërhequr mbetjet mortore (eshtrat) për ekzaminimet e mëtejme mjekoligjore”, thuhet në këtë njoftim.
Komisioni tha se do të njoftojë “pas verifikimit dhe konstatimit nga IML, nëse të njëjtat janë më interes forenzik, dhe potencialisht mund t’u përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur”.