Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet, mëngjesin e sotëm rreth orës 05:38 minuta.
Raportohet se epiqendra ishte 20 kilometra larg Bihaqit.Magnituda e tërmetit ishte 4.3 ballë sipas shkallës Rihter, shkruan EMSC.
Fillimisht u raportua se ishte një magnitudë prej 4.9 ballë të shkallës Rihter, e cila më vonë u reduktua në 4.6.
Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Hungari, Slloveni dhe Austri