Dy vëllezërit që dyshohet për plagosjen e një personi në Mitrovicë, janë akoma në arrati.
Policia njofton se motivet janë të panjohura.
Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.
Rasti po hetohet.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë / 05.102024 – 14:46. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë. Rasti është duke u hetuar.”