Një lajm frymëzues për fansat e muzikës, Labi ka shumë projekte në pritje, ahengje dhe dasma të shënuara deri në vitin 2026, shkruan Neutral Bizz.
Ai këtë e ka bërë të ditur në podcastin e Bini Diezz, “Dheze Mikrofonin”.
Një nga projektet më të mëdha që Labi ka në plan është bashkëpunimi me producentin e njohur Bini Diezz. Kjo dyshe fantastike e cila ishte së bashku për 15 vite me rradhë, ku producenti Bini përcjelli Labin gjatë këtyre viteve si pianist dhe kompozitor i tij, premtojnë të sjellin një hit të radhës, duke rikthyer kështu magjinë e tyre muzikore që i bën të pëlqyeshëm për dëgjuesit.
Bashkëpunimi i tyre prej dyshes fantastike është një lajm shumë i mirë për fansat e tyre, sidomos pas suksesit të këngës së tyre të mëparshme “Ti më bëne të vuaj”.
Kjo tregon se Labi dhe Bini Diezz kanë ende shumë për të dhënë në skenën muzikore, duke bërë pritjen për projektet e tyre të ardhshme më pak të mërzishtme.