Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, në një shkrim në profilin e tij në “X” ka thënë se Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i ka kërkuar të drejtoj një diskutim ku ishte i ftuar edhe emisari gjerman Manuel Sarrazin, ndonëse i kanë ditur qëndrimet kritike lidhur me qasjen e Gjermanisë karshi proceseve politike që ndodhin në Ballkanin Perëndimor, raporton Express.
“Edhe pse ata e kanë ditur pozicionin tim, që hapur shfaqet në opinionet e mia në FAZ, ata më kanë kërkuar që ta drejtoj këtë diskutim rreth rolit të Gjermanisë në Kosovë- sepse ata janë të hapur për të dëgjuar dhe diskutuar qëndrime të ndryshme. Përgëzime!”, ka shkruar Martens, transmeton Express.
Martnes ka thënë se fatmirësisht në demokracinë gjermane vazhdon të ekzistojë kultura e debatit nga ku gazetarët kritikë nuk deklarohen armiq apo persona “non grata”. Ai ka shtuar se shpreson ta shohë të njejtën gjë edhe në Kosovë, përfshirë edhe rastet kur kritikohet kryeministri Albin Kurti.
“Shpresoj që ky ambient gjithashtu do të mbizotërojë gjithmonë në Kosovë, përfshirë edhe mundësinë e kritikës për kryeministrin Kurti”, ka shkruar Martens./GazetaExpress/