Mërkuri, planeti më i vogël në sistemin diellor, mund të fshehë një thesar të vërtetë, një shtresë tërësisht prej diamanti, deri në 18 kilometra të trashë, në kufirin midis bërthamës dhe mantelit.
Kjo tregohet nga një studim i botuar në revistën “Nature Communications” nga studiues nga Kina dhe Belgjika.
Vëzhgimet nga afër të kryera nga sonda Messenger e NASA-s në vitin 2011, zbuluan se sipërfaqja e Mërkurit është jashtëzakonisht e errët për shkak të pranisë së gjerë të grafitit dhe kjo sugjeron që në të kaluarën planeti ishte i mbuluar nga një oqean magmë i pasur me karbon.
Të dhënat e marra tregojnë se, kristalizimi i bërthamës mund të ketë çuar në formimin e një shtrese diamanti me trashësi ndërmjet 15 dhe 18 kilometra, në kufirin midis bërthamës dhe mantelit. Sipas studiuesve, përçueshmëria e lartë termike e diamantit mund të nxisë transferimin e nxehtësisë nga bërthama në mantel. Kjo mund të ndikojë në gjenerimin e fushës magnetike, e cila në fakt është jashtëzakonisht e fortë për një planet me përmasa kaq të vogla.