Aksioni i Policisë dhe Prokurorisë në Lipjan/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen armë të gjata e municion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar  se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot në tri lokacione në Komunën e Lipjanit janë gjetur e sekuestruar armë si dhe janë ndaluar dy persona.

Prokuroria njoftoi se të arrestuarit H.A. dhe K.K, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i i armëve”, derisa janë sekuestruar tri pushkë, një kallashnikov dhe disa karikatorë.

“Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *