Kreshnik Avdiu në prag të hapjes së klinikës psikologjike në Ferizaj, çfarë tjetër do të ofrojë kjo klinikë?

Kreshnik Avdiu, kompozitor dhe psikolog i njohur, ka njoftuar hapjen e një klinike psikologjike në Ferizaj, një nismë e cila ka ardhur si përgjigje ndaj nevojës së madhe për këso shërbimesh në qytet dhe jo vetëm. Së bashku me gruan e tij, e cila është terapiste, ata do të ofrojnë shërbime të specializuara për zhvillimin e të nxënit dhe zhvillimit emocional të fëmijëve, shkruan Neutral Bizz.

Ai gjithashtu tregoi se edhe motra e gruas së tij është logopede, e cila do të kontribuojë në ofrimin e mundësive të shumta për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të rriturve në klinikë.

Gjatë një interviste në podcastin “Dheze Mikrofonin me Bini Diez”, Avdiu theksoi rëndësinë e kujdesit psikologjik për të gjithë, duke theksuar se të gjithë kanë nevojë për kontrolle tek psikologu për të shprehur ndjenjat e tyre lirshëm dhe për të marrë ndihmën e nevojshme.

“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të ndihmoj njerëzit në këtë mënyrë,” ka deklaruar Avdiu, duke shprehur kënaqësinë e tij për të kontribuar në mirëqenien e komunitetit përmes shërbimeve profesionale dhe të dedikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *