Avokati kosovar: Nëse më autorizon familja e shteti, mund të shkojë në Serbi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit

Avokati kosovar, Arianit Koci, ka shprehur gatishmëri që nëse autorizohet nga familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, do të niset për Serbi, për ta zbardhur çështjen, të vërtetën, identitetin dhe mbi të gjitha për të kërkuar kthimin e trupit të Faton Harjizit në Kosovë, gjegjësisht tek familja.

Pa e paragjykuar të kaluarën e Fatonit, për ta ndërprerë këtë ping-pong që po ndodhë, unë në formën më njerëzore e humanitare, nëse më autorizon familja Hajrizi dhe shteti im, jam gati të nisem për Serbi për të ndihmuar çështjen, respektivisht të vërtetën, në identifikim, në zbardhje të informacioneve të qëndrueshme e mbi të gjitha, pas verifikimit, në kthimin e kufomës së të ndjerit tek familja në Kosovë’, tha Koci në ‘RADIO 1’.

Edhe Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu sot tha se informacionet janë kundërthënëse dhe nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *