Reperi i njohur shqiptar, Elinel, publikuar projektin e tij muzikor të ri, “Hyjneshë”, i cili u prezantua në Prishtinë, vendin ku artisti ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, Neutral Bizz.
Kjo prurje muzikore vjen si një dhuratë për fansat e tij dhe për të gjithë dashamirësit e muzikës së mirë, duke sjellë një kombinim të rrallë të tekstit autorial me një produksion të jashtëzakonshëm.
Teksti i këngës është shkruar personalisht nga Elinel, duke i dhënë kështu një thellësi të veçantë dhe një lidhje të ngushtë me interpretimin. Ndërkaq, producenti i këngës, Deard Sylejmani, ka dhënë një dimension të ri muzikës, duke krijuar një “beat” që rrethon dëgjuesit me një zë unik dhe frymëzues.
Përveç asaj, videoja e këngës është një vepër arti në vetvete, e drejtuar nga Flakron Zharku dhe Ask Jack, që përshkruan vizualisht mesazhet e thella të këngës nëpërmjet imazheve dhe skenave emocionuese.
Elinel, në emër të vërtetë Granit Bajraktari, ka një histori të gjatë në skenën muzikore, dhe projektet e tij të veçanta gjithmonë kanë transmetuar mesazhe të rëndësishme për publikun e tij. Ky projekti i ri nuk është përjashtim, duke sjellë një frymë të re dhe të freskët në skenën muzikore shqiptare.