Inspektorati i Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.
“Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës”, ka thwnw Inspektorati i Kryeqytetit nw njoftim.
Me këtë iniciativë, Inspektorati tha se synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.
“Ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar”./Express/