Lajçak pas takimit me Vuçiq: Ngriti shqetësime të forta për situatën e serbëve në Kosovë

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se Vuçiq ngriti shqetësime rreth situatës së serbëve në Kosovë.

Tutje, ai ka shkruar se kjo duhet të diskutohet dhe të zgjidhet në kuadër të dialogut. 

“Në takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në përgatitje të takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta rreth situatës së serbëve në Kosovë. Theksova që duhet të diskutojmë dhe të zgjejmë zgjidhje në dialog.” – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *