Aksident në Lipjan, lëndohet rëndë motoçiklisti

Një motoçiklist ka marrë lëndime të rënda dje në Lipjan, pasi u aksidentuar me një kombi, përcjell Gazeta Express.

Sipas policisë, viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan / 22.10.2024 – 15:40. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është goditur nga një automjet transportues (kombi) të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *