Në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës sot po qëndron trupi i Faton Hajrizit, i cili në orët e vona mbrëmë u soll nga Serbia.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet që të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme.
E në po të njëjtin vend tashmë janë edhe familjarët e Faton Hajrizit.
Hajrizi u vra nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.
Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik dhe dyshohet për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi në korrik se dorasi i dyshuar i policit u vra në vendin e quajtur Banja Kovilaça, pasi autoritetet serbe kishin qenë në kërkim të tij që nga vrasja e policit.
Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.