Samanta dhe Gent Fatali janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Ra Ta Ta” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar edhe me videoklip.
Dyshja bëjnë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, me Samantën që mori gjithë vëmendjen.
Teksti është shkruar nga vetë artistët me producim nga Apollo.
Miksimi dhe masterizimi gjithashtu u bë nga Apollo.
Videoja në ndërkohë iu besua produksionit të njohur, FullMoon.
Besohet që ky duet i dyshes do të pritet mirë edhe nga publiku e fansat e tyre.