Ambasadori Rohde vlerëson vendosmërinë e Osmanit në mbrojtje të vlerave të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vlerësuar angazhimin e presidentes kosovare, Vjosa Osmani, ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.

Ambasadori Rohde këtë e ka bërë teksa ka uruar Osmanin për çmimin “M100 Media Award” nga Sanssouci Colloquium.

“Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në BE dhe më gjerë”, ka shkruar ambasadori gjerman në X.

Presidenca e Kosovës  dje ka njoftuar se Vjosa Osmani është nderuar nga “M100 Sanssouci Colloquium” me çmimin “M100 Media Award” për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *