Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se të paktën 40 sportistë deri më tani kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë periudhës së lojërave olimpike.
Lojtari notar nga Britania Adam Peaty, rezultoi pozitiv të dielën në mbrëmje pasi fitoi medaljen e argjendtë në 100 metra gjoks.
Një tjetër notar, Lani Pallister i Australisë, u tërhoq nga gara 1500 metra stil i lirë të martën pas një testi pozitiv për COVID, raporton BBC.
Lojërat Olimpike të Parisit vazhdojnë të funksionojnë normalisht dhe se spektatorët mblidhen në tribuna lirshëm në kohën e lojërave të ndryshme.