Bedri Hamza fillon punëtoritë me qytetarë për program, e nis me Gjakovën


Në kuadër të vizitave nëpër qytete të Kosovës për të përfshirë idetë e grupeve të ndryshme shoqërore në programin e tij qeverisës, kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me qytetarët e Gjakovës.

“Dua t’ju dëgjoj juve, të marr propozime, të shoh se cilat janë preokupimet”, u ka thënë Hamza qytetarëve në një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, mbi bazë të rezultateve të këtyre punëtorive do të plotësohet programi qeverisës, ku qytetarët e Kosovës do të jenë pjesëmarrës aktivë, për të përmirësuar gjendjen në të gjithë sektorët.

“Dua të qeveris me juve që nesër Kosova me i pas punët më mirë”, ka thënë Hamza në punëtorinë me qytetarët e Gjakovës.

Në ditët në vazhdim, Hamza ka paralajmëruar se do të zhvillojë punëtori tjera në qytete të ndryshme të Kosovës për të siguruar një gjithëpërfshirje në programin e tij qeverisës.

Hamza i ka ftuar qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, www.bedrihamza. info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *