Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kreut të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës, William Burns, në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se Burns nuk u takua me kryeministrin, Albin Kurti, shkaku i bllokadës që institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë shefi të ekzekutivit kosovar.
“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar, shumë kohë më parë edhe po është praktikë një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në TV Dukagjini.