Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar ‘punëtorinë’ e radhës me qytetarë në qytetin e Podujevës.
Edhe atje, Hamza tha se ka marrë ide dhe sugjerime të vlefshme për ndërtimin e programit qeverisës në bashkëpunim me qytetarët.
Programi, për me qenë për qytetarët edhe me i adresu nevojat e tyre mirë, duhet me shku prej poshtë lart”, ka thënë Hamza.
Disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve dhe pagave konform rritjes së çmimeve, tërheqja e investimeve të huaja, energjia alternative, etj.
Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza ka thënë se do të ketë më shumë mundësi për ndërmarrësi, vende pune me paga më të larta dhe më shumë shpresë e perspektivë për të rinjtë, që “jetën e tyre ta ndërtojnë në vendin tonë, jo diku tjetër”.