Nderohet Kadareja në Tiranë, Rama takon Osmanin

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.Në Tiranë për homazhe ka shkuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Homazhe para arkivolit të Kadaresë ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anëtarë të kabinetit të tij, sikurse edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.Po ashtu aty janë parë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *