Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të maskuar, kanë kryer grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan.Sipas raportit të policisë, ankuesi ka deklaruar në polici se të dyshuarit i kanë grabitur para.“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.