Asociacioni i Gazetarëve të Kosoëvs (AGK), ka reaguar ndaj gjuhës së paparanueshme dhe të rrezikishme të deputetit, Dimal Basha ndaj mediave dhe aktivistës, Flutura Kusari.AGK-ja ka thënë se gjuha e Bashës është sulm i paprecedent i rrezikshëm dhe me bazë gjinore.“Të papranueshme dhe të rrezikshme sulmet e deputetit Dimal Basha ndaj medieve dhe aktivistes Flutura Kusari. Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje të Kryeministrit Kurti, Dimal Basha, ka vazhduar sot sulmet e paprecedent ndaj medieve në Kosovë dhe aktivistëve të shoqërisë civile.”“Sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore. Akuzat e zotit Basha nga foltorja e Kuvendit e vënë në rrezik sigurinë e zonjës Kusari, dhe kanë për qëllim heshtjen e zërave kritikues të shoqërisë civile.” – thuhet në reagimin e AGK-së.“Gjuha e zotit Basha, fatkeqësisht, është reflektim i qëndrimeve dhe politikave të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës kundër lirisë së medieve, lirisë së shprehjes dhe pluralitetitit medial në Kosovë.” – thuhet ndër të tjera.