Modelja e njohur shqiptare, Megi Luka, u përfshi me personazhet VIP për të nderuar jetën dhe veprën e shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare.‘Miss Universe Albania 2015’ megjithatë bëri një gafë, e cila nuk kaloi pa u vënë re. Ajo ka publikuar poezinë e Dritëro Agollit në InstaStory, ku shkroi: “Pusho në paqe Dritëro Agolli”.Ky postim i yllit të famshëm u fshi menjëherë, mbase edhe mund të ketë vënë re gabimin.Kadare ndërkohë ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) në moshën 88-vjeçare.Ai la pas vetes një krijimtari të bujshme artistike, vepra të cilat do të mbahen mend gjithnjë.The post “Pusho në paqe Dritëro Agolli” – gafa e modeles shqiptare për Kadaren bëhet virale appeared first on AfterParty.