“E kisha vra me pasë armë”, zbulohet kush është personi që e kërcënoi prokurorin në Prishtinë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të kanosjes që ka ndodhur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ku viktimë është një prokuror i Krimeve të Rënda. Prokurori është kanosur seriozisht nga një palë, i cili ka refuzuar të largohet nga zyra e tij dhe për pasojë ka intervenuar Policia, që u detyrua ta vë situatën nën kontroll.I dyshuari, i cili i shkoi në zyrë prokurorit i veshur me jelek antiplumb tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar lidhur me këtë rast është Mehmet Lajqi, rreth 57-vjeçar.Burimet kanë bërë me dije se prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda (emër i njohur për redaksinë) është përballur sot me të dyshuarin dhe kërcënimet që pasuan, për motive akoma të panjohura.Sipas informacioneve të para, i dyshuari i cili ishte në zyrën e prokurorit si palë refuzoi të largohet, kur prokurori ia kërkoi një gjë të tillë dhe për pasojë u detyrua që të kërkojë ndihmën e Policisë.Por, edhe kur zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë intervenuan si rezultat i raportimit, hasën në rezistencë, pasi i dyshuari refuzoi sërish, duke i detyruar që ta largojnë me forcë nga zyra e prokurorit.

Të njëjtat burime thonë se personi i dyshuar ka kërcënuar me fjalët se “e kisha vra prokurorin nëse do të kisha një armë” e më pas ka vazhduar duke thënë se “edhe 100 vjet burg i kisha marrë”, raporton Sinjali.Policia e arrestoi të dyshuarin dhe e shoqëroi në stacion policor, ku pas kontrollit u zbulua se i njëjti kishte pasur të veshur një jelek antiplumb, që u sekuestrua më pas nga zyrtarët policorë.Pas përfundimit të procedurave policore dhe intervistimit të tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti si “Kanosje”.Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kur kjo vepër penale kryhet ndaj personit zyrtar në lidhje me punën apo me pozitën e tij ose ndaj disa personave ose kur vepra kryhet nga kryesi i cili vepron si anëtar i grupit, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *