Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Isniq, dy persona të lënduar

Një aksident mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në fshatin Isniq të Deçanit. Lajmi për Gazeta10 është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij aksidenti.

Nga ky aksident dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit fillimisht janë dërguar në QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti sipas Policisë është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *