Gjatë ditës së sotme, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Pejë kanë zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës, shkruan Gazeta Neutral.
Kjo urdhëresë u zbatua në bashkëpunim me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, duke realizuar kontrolle në tri barnatore në këtë qytet.
Gjatë kontrollit, në dy prej këtyre barnatoreve u zbulua një sasi e barnave pa banderola. Në total, u sekuestruan 144 paketime të barnave të ndryshme.
Burimet e Gazetës Neutral.bëjnë të ditur se i dyshuari është Noli Zhita.
Ndaj tij është iniciuar rasti për “prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”.
Sipas aktvendimit të prokurores, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt./ Gazeta Neutral.