Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar 14 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe në rajone të ndryshme të vendit.
10 prej të arrestuarve janë dërguar në qendër të mbajtjes, një në vuajtje të dënimit ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.