Arrestohet një person në Pejë, këndoi këngë nacionaliste

Drejtoria rajonale e policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, më 12.08.2024, rreth orёs 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona këndonin kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё, konsumonin alkool dhe thyenin shishe, pasi qё policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i  ngjarjes.

Pas njё pune intensive nga zyrtarët policor, mё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *