Në orët e vona të natës, një incident i rëndë ka ndodhur në parkingun e diskotekës ‘Stop’ në Gjilan, ku një 17-vjeçar është sulmuar nga një person për motive ende të panjohura.
Këto konflikte në lokale të ndryshme dhe diskoteka, të cilat veprojnë pas mesnate, janë bërë një dukuri e shpeshtë në qytetet e Kosovës.
Jo rrallëherë, situatat eskalojnë në përleshje fizike, duke shkaktuar shqetësime serioze për sigurinë publike
Një 17-vjeçar ka raportuar se një person e ka sulmuar në parkingun e diskotekës “Stop” për motive akoma të panjohura.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Engjëll Latifi, 18-vjeçar, i cili përfundoi më pas në mbajtje.
Latifi po dyshohet se e ka goditur viktimën në parking, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Si rezultat i denoncimit, i njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.