Burime të sigurta për Neutral kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me vdekjen e Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe ditë më parë. Sipas informacioneve të marra nga burime të afërta me hetimet, në trupin e Hajrizit janë zbuluar rreth 11 plumba, duke ngritur kështu shqetësime të mëdha për rrethanat e ngjarjes.
Siç mësohet, Faton Hajrizi ka mbetur i plagosur nga reagimi i policëve që ndodheshin në veturën patrulluese. Pasi u qëllua nga policia, Hajrizi filloi të çalojë dhe përpiqej të arratisej duke vazhduar të gjuante, por u neutralizua shumë shpejt. Këto informacione janë raportuar nga Blici Serb, duke u thirrur në burime hetuese policore.
Autopsia e trupit të tij, e cila përfundoi dje në orën 16:00 ende nuk kanë rezultuar në të dhëna të sakta mirëpo pritet që rezultatet e saj të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Familja Hajrizi ka kërkuar që të respektohet privatësia e tyre gjatë kësaj periudhe të dhimbshme, ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet të dielën në ora 14:00
Neutral do të vazhdojë të sjellë të rejat më të fundit rreth këtij rasti tragjik.