Sulmuesi shqiptar nën pronësi të Chelseat, Armando Broja ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit turk, Fenerbahce, ku trajner është Jose Mourinho.
Youssef En-Nesyri pritej t’i bashkohej skuadrës së Fenerbahces, por mediat italiane dhe saudite raportuan se En-Nesyri pranoi ofertën trevjeçare të Al-Qadsiah me një pagë prej 14 milionë eurosh.
Kështu, lajmet e fundit e kanë çuar skuadrën nga Stambolli në opsione të tjera apo alternativa për sulmuesin maroken.
Sipas CNN Turk, drejtuesit e Fenerbahces e kanë vënë në agjendë shqiptarin e Chelseat, Armando Broja dhe Betob e Evertonit në rast se sulmuesi maroken shkon zyrtarisht në Arabinë Saudite.
Fenerbahce thuhet se kërkon të marrë në huazim sulmuesin shqiptar Broja, të cilin Chelsea dëshiron ta shesë, me opsion blerje.
Beto gjithashtu duket të jetë një nga lojtarët që Fenerbahce po mendon të shtojë në skuadrën e tyre në formë huazimi.