Ardi dhe Mirdoni publikojnë këngën e Re “MOS TA NIN”

Ard dhe Mirdon, dy artistë të njohur për bashkëpunimet e tyre të suksesshme, kanë lansuar këngën e tyre më të re të titulluar “MOS TA NIN.”

Kjo këngë, që është pritur me padurim nga fansat, është një tjetër hit i garantuar nga super dyshja, shkruan Neutral Bizz.

“MOS TA NIN” është një këngë ritmike dhe energjike, që sjell një mesazh fuqizues për të gjithë ata që duan të shijojnë jetën pa u shqetësuar për gjërat e vogla.

Teksti i këngës reflekton një ndjenjë lirie dhe paqeje me veten, duke theksuar se “une mirë jom edhe kur t’shoh me tjetër kon.”, i shkruar nga Donjeta Morina dhe Ardi Gashi.

Ndërkaq vija melodike padyshim se është krijuar nga producenti i njohur Bini Diez.

Videoklipi i këngës, i publikuar në YouTube, paraqet Ardin dhe Mirdonin në një performancë plot stil dhe dinamizëm. Me skena të ndryshme dhe një koreografi të gjallë, klipi e bën këngën edhe më tërheqëse për shikuesit.

Nëse nuk e keni dëgjuar ende “MOS TA NIN,” sigurohuni të shikoni videoklipin në YouTube dhe të shijoni këtë prurje të re nga super dyshja Ard dhe Mirdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *