Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje nga ora 14:00, ku do të shqyrtohet propozimi për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë.
Kjo është pika e parë e rendit të ditës për takimin e kabinetit qeveritar e ku priten të shqyrtohen edhe një sërë pika të tjera.
ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të gjenocidit në Srebrenicë.
Ceremonia do të mbahet në ora 20:00 në sallën e Institutit të Historisë.