Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, pra do të vazhdojë vala e fuqishme e nxehtësisë verore pa ndonjë ndryshim, megjithatë pasdite në disa vise kryesisht malore do të ketë zhvillime të vranësira të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në veriperëndim dhe juglindje të vendit. Në zonat urbane vështirë që mund të ketë ndonjë rrebesh, por mund të ketë ndonjë përjashtim. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe zhvillime në disa zona të izoluara kodrinore-malore të ndonjë stuhie afatshkurtër me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperatura maksimale pak mbi 40 gradë Ceslius. Në zonat e pakta me rrebeshe ulje të ndjeshme afatshkurtra të temperaturave. Rrebeshe parashihen të izoluara në lindje të Shqipërisë, ndoshta edhe në veri, qendër dhe juglindje, pastaj diku në perëndim të Maqedonisë së Veriut.
Të gjitha këto zhvillime do të jenë krejtësisht të izoluara.
Të dielën na pret mot i ngjashëm sikur të Shtunën, por zhvillimet e pasditeve mund të jenë paksa më të përhapura. Pra, përpos vapës së madhe parashihen vranësira me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, kryesisht në viset kodrinore-malore, por mund të ndodhë edhe në disa zona tjera sidomos në Kosovë, por shumë rajone mbesin me diell, vapë dhe pa rrebeshe.
Vapa e fortë verore do të vazhdojë edhe në fillim të javës së re. Temperaturat në Kosovë mund të shkojnë deri në 39, madje edhe 40 gradë Celsius. Zhvillimet e vranësirave do të jenë prezente, por të pakta dhe të izoluara./MeteoBallkan