Policia e Kosovës ka gjetur kamera të institucioneve të sigurisë serbe të cilat i kishin fshehur në klima, në veri të vendit.Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka bërë të ditur se për këtë rast, janë identifikuar dy persona të cilët është në interes të policisë që të intervistohen.“Me date 27.06.2024, Policia e Kosoves në bashkëpunim të ngushte me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit. Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institutcionet e sigurisë së Serbise. Lidhur me këtë rast janë të identifikuar dy persona të cilët janë me interes që të intervistohen nga ana e jonë”, tha Elshani.