Operacion policor në Prishtinë e Pejë kundër fajdeve, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në fajde.Sipas policisë, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor, shkruan Arbresh.info.“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera dhe hetimeve intensive nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të asistuar nga njësitet relevante policore, sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor.”, thuhet në njoftim.“Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *