Kafenë e mëngjesit Peci e pinë me shoqatat prodhuese

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është takuar sot në mëngjes me shoqatat e prodhuesve të Kosovës, me të cilët ka pirë kafenë e mëngjesit.

Pas takimit, Peci tha se shoqatat e prodhuesve i falënderoi për syrin kritik dhe bashkëpunimin që kanë pasur me të gjatë këtij mandati.

“Gjatë këtij takimi, patëm mundësinë të diskutojmë mbi risitë dhe programet mbështetëse si dhe të shpalosim ide e këshilla të vlefshme me miq dhe dashamirë që ndajnë të njëjtin pasion për përparimin e bujqësisë në vend”, tha Peci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *