Lajçak në Paris për dialogun Kosovë-Serbi, takohet me këshilltarin e Macronit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Prishtinës e Beogradit ka udhëtuar në Paris ku është takuar me Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të presidentit francez Emmanuel Macron, me të cilin tha se ka folur për situatën në dialog.

“Gjithmonë kënaqësi të vizitoj Parisin! Patëm diskutime shumë të mira strategjike për situatën në dialog me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit francez dhe bashkëbisedues në Ministrinë e Jashtme të Francës”.

Lajçak tha se atje ka pasë shkëmbime edhe me “shoqërinë civile të Kosovës dhe Serbisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *