Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Spiropali vjen sot për vizitë zyrtare bashkë me kabinetin e saj, teksa në takim do e presë homologu i saj, Glauk Konjufca, me fillim nga ora 11:30.
Me të përfunduar takimin me Konjucën, Spiropali do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, nga ora 13:00.
Gjatë takimeve, pritet të diskutohen tema me interes dhe që për qëllim kanë thellimin e bashkëpunimit të dy shteteve simotra.