Rritja e pagave, Mustafa i PDK-së: Nuk përmirësohet standardi i jetesës, duke u arnuar me gjysmë koeficienti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave të shërbyesve publikë.

Ai ka bërë me dije se me këto veprime qeveria Kurti po tregon se është qeveri e arnimeve.

Mustafa ka shkruar në “Facebook” se nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u arnuar me nga gjysmë koeficienti.

“Qeveri e arrnimeve! Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu t’u shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin, duke premtu vazhdim të lëmoshës! Nuk përmirësohet standardi i jetesës, duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti! Tani është koha të ecim përpara me kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, ka shkruar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *